SHPËRNDAJE

Kryetari Shqiprim Arifi me stafin e tij vizituan dhe qëndruan afër banorëve të qytetit të Preshevës duke u ballafaquar nga afër me problemet e qytetarëve ku shqyrtuan nga afër problemet që po ballafaqohen banorët e Komunës sonë.

Vizita fillimisht ishte në Qytetin e Preshevës në njësinë nr 1, 2, dhe 3. Duke vazhduar pasdite në fshatin Tërrnavë, ku u njoftua nga afër me kërkesat e banorëve të këtij fshati.

Vizitën e djeshme kryetari përfundoi në komunën e Bujnocit bashkë me kryetarin e degës së Apn-së në Bujanoc dhe njëkohësisht kandidiat për kryetar të KNSH-së, Arbër Pajaziti me të cilin shpalosen programin për zgjedhjet e KNSH-së. Banorët e këtyre vendbanimeve  shprehën zhgënjimin nga pushteti në Bujanoc ku  theksuan se në këtë garë do ta mbështesin listën zgjedhore të Alternativës për Ndryshim dhe kjo mbështetje do të vazhdoj edhe në zgjedhjet lokale./presheva.com/