SHPËRNDAJE

Pas konfirmimit të pjesëmarrjes në zgjedhjet për Këshill Kombëtarë Shqiptarë që do të mbahen më 4 nëntorë Alternativa për Ndryshim dega në Bujanocit sot në ora 10h ka filluar grumbullimin e nënshkrimeve për parqitjen e lsitës “Alternativa për Ndryshim – Shqiprim Arifi” bartës i së cilës është, njëherit kandidat për kryetarë të Këshillit Kombëtarë Shqiptarë Arbër Pajaziti.

Deri në mesditë nga 300 sa janë të nevojshme për dorzimin e listës,APN dega në Bujanoc ka arritur që të grumbullojë 400 nënshkrime të simpatizantëve dhe me këtë e ka plotësuar kushtin për hapat e mëtutjeshme të procedurave për paraqitjen e listës në Komisionin Republikan Zgjedhorë. Deri më tash pjesmarrjen në garën për zgjedhjet e KKSH-së përveç APN-së e kanë konfirmuar edhe dy subjektet tjera politike PVD dhe PD, ndërkohë që Pajaziti thotë se, do të ishte mirë që në këto zgjedhje të marrin pjesë të gjitha subjektet politike./Presheva.com/