SHPËRNDAJE

Delegacioni i Alternativës për Ndryshim, në përbërje Armend Aliu, zv/kryetar dhe Arbër Pajaziti, kryetar i Degës në Bujanoc, po qëndrojnë në Bruksel ku po zhvillojnë takime të shumta me zyrtarë të Parlamentit dhe Komisionit Evropian si dhe me përfaqësues të shteteve të Rajonit.

Drejtuesit e APN-së kanë qenë pjesë e një seance plenare më Parlamentin Evropian të titulluar “ Shqipëria dhe perspektiva e saj evropiane, pas përfundimit të së cilës janë takuar edhe me ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Sandër Lleshi.

Në këtë insitucion legjislativ ata kanë takuar edhe euro deputeten, Tanja Fajon, me të cilën kanë këmbyer biseda për të ardhmen evropiane të rajonit.

Në margjina të seancës së sotme, Aliu dhe Pajaziti kanë takuar edhe shumë euro deputet tjerë të cilët i kanë njoftuar mbi pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Ndërkaq, në Komisionin Evropian, zyrtarët e APN-së kanë zhvilluar një takim të rëndësishëm me përfaqësuesin e Kabinetit të angazhuar për Serbi të Komisionerit për Zgjerim, Johanes Han, Kyracos Charambolous.

Biseda me përfaqësuesin e komisionerit Han ka qenë e fokusuar në pozitën e pakicës shqiptare në Serbi dhe respektimin e standardeve si parakusht për inkuadrim në BE.
Përveç pjesës protokolare, zv/kryetari Aliu dhe kryetari i Degës Pajaziti do të takohen edhe me politikan tjerë të nivelit reprezentativ evropian por edhe me përfaqësues të mërgatës shqiptare në Belgjikë.(presheva.com)