SHPËRNDAJE

Alternativa për Ndryshim gjatë ditës së djeshme ka vazhduar shpaloshjen e programit parazgjedhorë dhe fushatën derë më derë me banorët e bashkësisë lokale Stacioni Hekurudhorë dhe në Çukarkë.

Kryetari i APN-së, Shqiprim Arifi me bashkëpunëtorët e tijë gjatë qëndrimit në Stacionin Hekurudhorë kanë vizituar lokacionet që janë prioritet për përmirësimin e kushteve të nxënësve dhe të rinjëve që jetojnë në këtë vendbanim.

Ata vizituan çerdhen ku do të bëhet renovimi i këtijë objekti, parku që urgjentisht duhet të pastrohet, stadiumi i vogël dhe një lagje që duhet të intervenohet për rregullimin e sajë. Gjatë kësaj pasdite ata qëndruan edhe në Bashkësinë lokale Çukarkë ku banorët e fshatit i takuan në pjesën ku po bëhet rregullimi i Zonës Industriale dhe në objektin e shkollës.

Edhe për Çukarkën projektet e parashtruara nga banorët vendës do të realizohen sipas drejtuesve të pushtetit lokal./presheva.com/