SHPËRNDAJE

Me një çmim fillestar prej 999 dollarësh, iPhone X është pa dyshim një pajisje shumë e shtrenjtë.

Megjithatë, siç rezulton, Apple është e vetëdijshme se çmimi mund të jetë pengesë për një numër të madh të blerësve dhe tashmë është duke punuar në modelet më të lira për gjeneratën e ardhshme.

Raportet nga Kina sugjerojnë se kompania nga Coupertino e ka filluar tashmë punën në dy modele të reja, me emrin e koduar “Lisbon” dhe “Hangzhou”, të cilët do të jenë pasardhës të modelit iPhone X, por do të ofrohen me një çmim më të ulët vitin e ardhshëm.

Qëllimi i këtyre pajisjeve është ta implementojnë pjesën më të madhe të funksioneve dhe teknologjive të iPhone X. Burimet kineze sugjerojnë se telefonat e tillë do të mundë të jenë idealë për tregun e Kinës, por edhe se ka gjasa të mira që Apple t’i sjellë edhe në tregjet e tjera.