SHPËRNDAJE

Gjatë kohës së tij si drejtor ekzekutiv i kompanisë Apple, Tim Cook nuk ka dhënë shumë të dhëna rreth numrit të iPhone-ëve të shitur, mirëpo këtë e ka bërë për sasinë e tabletëve të kompanisë, iPad, që janë shitur.

Për tabletët e kompanisë, Cook ka thënë se që nga momenti i paraqitjes së tyre në treg, e deri më sot, Apple ka shitur më shumë se 225 milionë njësi të modeleve të ndryshme të tabletëve iPad.

Më tej, Cook ka thënë se për tabletët e saj, linjën e iPad, aktualisht janë në dispozicion më shumë se 675,000 aplikacione për tu shkarkuar nga përdoruesit.

Drejtori i Apple në deklaratën e tij e ka thumbuar edhe konkurrencën e kompanisë, duke thënë se Apple ka shitur më shumë iPad, sesa kompjuterë personal të shitur nga kompanitë prodhuese të tyre, sikurse Lenovo, HP dhe Dell.