SHPËRNDAJE

Linja e laptopëve të kompanisë Apple, MacBook, aktualisht përbëhet nga pajisjet me vetëm dy madhësi ekranesh – 11 dhe 13 inç. Megjithatë, ata së shpejti do të pasohen nga një model i ri, MacBook Air me ekran prej 12-inç.
Është njoftuar se ky model do të shkojë në prodhim në vjeshtën e vitit 2014, por kjo natyrisht nuk ndodhi, ndërsa sipas njoftimeve të fundit tani thuhet se prodhimi i këtij modeli në masë të madhe do të fillojë në tremujorin e parë të vitit 2015, transmeton Koha.net.

Macbook

MacBook Air me ekran prej 12 inç do të përdorë linjën e ardhshme të procesorëve të Intelit, Broadwell, dhe do të ketë një dizajn të ri të kornizës e cila do të jetë më e hollë dhe më e lehtë se modelet aktuale.

Prodhues i këtyre pajisjeve është kompania Quanta Computer, dhe laptopi i ri MacBook do të jetë i fundit për nga teknologjia e lartë në segmentin e laptopëve të kompanisë Apple.