SHPËRNDAJE

MacBook

Apple ka zgjeruar linjën e vet të laptopëve duke lansuar MacBookun krejtësisht të ri.

Pajisja e re është Macu më i lehtë dhe më i hollë i krijuar nga Apple.

MacBooku i ri peshon vetëm 900 gramë dhe është i hollë 13.1 milimetra.

Pajisja komplet e përbërë nga metali ka ekran 12 inç me rezolucion 2304×1440.

Apple me këtë pajisje ofron edhe tastierën me tasta më të mëdhenj dhe drita LED të vendosura në secilën në mënyrë që të shihen gjatë natës.

MacBooku i ri ka 8GB RAM dhe do të dalë në treg më 10 prill.

Çmimi i tij është 1300 dollarë.

24 për qind më i hollë se MacBook Air i fundit, laptopi u lansua në konferencën e veçantë të Apple-it në San Francisco.