SHPËRNDAJE

Apple Watch 5, pritet që muajin tjetër të vijë në modele të titanit dhe qeramikës.

Të dy versionet do të jenë 40mm.

Apple asnjëherë nuk ka pasur në dispozicion orë me titan. Në qeramikë ishtë Apple Watch series 2 dhe 3, por jo Apple Watch Series 4, shkruan The Verge.

Sa i përket Apple Card, aktualisht është në dispozicion vetëm për ata që kanë marrë një ftesë paraprake, por një nisje e plotë pritet në fund të këtij muaji. Karta e re e kreditit e Apple është kryesisht dixhitale, dhe përdoret me Apple Pay, por ju mund të porosisni një kartë titani për mbajtje në portofolin tuaj.