SHPËRNDAJE

Pjesa dërmuese e të rinjëve të komunës së Bujanocit, tashmë janë të zhgënjyer skajshmërisht nga udhëheqësia aktuale e pushtetit lokal.

Shumica prej tyre presin mundësinë e parë që t’ia mësyjnë perëndimit ndërsa pjesa tjetër është optimiste se më ndërrimin e kësaj strukture udhëheqëse do të vijnë edhe ditë të mira për rininë.

24 vjeçari Kushtrim Xheladini nga Tërnoci i Bujanocit, absolvent në Universitetin e Prishtinës, fakulteti ekonomik dega ekonomis, është i mendimit se migrimi është një sfidë jashtëzakonisht e rëndë për kombin tonë, gjithashtu është një fenomen që po manifestohet në tërë Ballkanin, për Kushtrimin një qasje më serioze e politikës lokale do të mundësonte që të ulë këtë ritëm të shpejt të migrimit.

Për Kushtrimin pjesa më e madhe e rinisë janë të zhgënjyer me udhëheqjen 4 vjeçare të pushtetit aktual, pasi që pikërisht ishin të rinj të cilët u sistemuan në funksione të rëndësishme, por nuk arritën të qeverisin ndershëm.

Presheva.com: Si e vlerëson një i ri shqiptar situatën në komunën e Bujanocit?

Xheladini: Duke e marrë parasysh që ne jetojmë administrativisht në Serbi në një qytet ku sundimi vjen nga pushteti qendror serb dhe diskriminimi është i skajshëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës e kur flasim në veçanti për komunën e Bujanocit e kemi një fakt shumë shqetësues sepse çdo ditë e më shumë kemi të rijnë që marrin rrugët e mërgimit, fakti që ata largohen nga vendi është mos perspektiva nga pushtetit qendror dhe atij lokal mos ofrimi i kushteve ekonomike dhe sociale.

Migrimi është një sfidë jashtëzakonisht e rëndë për kombin tonë, gjithashtu është një fenomen që po manifestohet në tërë Ballkanin, mendoj se një qasje më serioze e politikës lokale do të mundësonte që të ulë këtë ritëm të shpejt të migrimit, të ketë politika të reja në zhvillimin e sektorit privat që të kemi mundësi sa më shumë punësimi të rinjve, ofrimi i investimeve të huaja kapitale, hapja e ndonjë fabrike,  etj.

Në komunën e Bujanocit kemi një përballje me probleme të ujit, rrymës elektrike, mbledhjes së mbeturinave, duhet të evitohen këto problematika sepse jemi me një shekull që duhen përmirësohet  mirëqenia e çdo qytetari pa dallime.

Presheva.com: Sa ka shpresë për rininë shqiptare në të ardhmen për t’i shpalosur idetë e tyre në përmirësimin e jetës në përgjithësi?

Xheladini: Rinia shqiptare gjithnjë e më shumë po arsimohet dhe kjo bënë një hap shumë pozitiv për zhvillimin e gjithmbarshëm të jetesës.

Sa i përket shpresës së të rinjve, shprehem optimist se ata tanimë mund të shprehin idetë e tyre, qofshin përmes forumeve partiake apo organizatave joqeveritare, po edhe përmes forumeve të iniciativave qytetare.

Është e vërtet se pjesa më e madhe e rinisë janë të zhgënjyer me udhëheqjen 4 vjeçare të pushtetit aktual, pasi që pikërisht ishin të rinj të cilët u sistemuan në funksione të rëndësishme, por nuk arritën të qeverisin ndershëm, keq menaxhim të shtesave të fëmijëve, duke përvetësuar mjetet e buxhetit komunal për organizatat e tyre joqeveritare, e deri te prolongimi i konkurseve, qofshin ato për ndërmarrësi ashtu edhe për bujqësi.

Sa i përket aftësimit profesional është një konkurs ku të rinjtë po presin të fillojnë me padurim, por erdhi fundi i vitit e nuk kemi asgjë rreth këtij konkursi tani më dihet se jemi afër zgjedhjeve lokale dhe ky konkurs do ti shërbente shumë partisë e cila udhëheq komunën e Bujanocit.

Presheva.com: Filimi i vitit 2020 do të jetë periudha kur do të kemi zgjedhje në nivel lokal dhe parlamentarë.  Çka pret një i ri shqiptar i Bujanocit, duke patur parasysh periudhën e kaluar 4 vjeçare, si në politikë poashtu edhe në zhvillimin ekonomik?

Xheladini: Të gjithë po e presim vitin 2020, besoj fort se ky vit do të jetë vit i kthesës së shpresës dhe dinjitetit tek popullata në tërësi, e te rinia në veçanti, për faktin se zgjedhjet e paralajmëruara do të sjellin edhe ndryshim të pushtetit.

Me ndërrimin e pushtetit shoh më shumë llogaridhënie, më shumë transparence dhe më shumë efikasitet në kryerjen e obligimeve.

Po  e përsëris, që pushteti që po e lëmë pas nuk arriti të sigurojë as kushtet ekzistenciale për jetë, pra nuk siguroi punë për të rinjtë e Bujanocit, mirëqenien e tyre duke pasur mungesë të ujit të pijshëm , rrymë të qëndrueshme nëpër disa vendbanime, dështoi në organizimin e mbledhjes së mbeturinave, shumë ambulance në vendbanime shqiptare la pa staf mjekësor, etj.

Sa i përket pushteti aktual ka munguar në agjendën e tyre çështja politike, ekonomike dhe sociale, prandaj si i ri kam besim dhe shpresë të madhe se gjatë mandatit të ardhshëm me rastin e ndërrimit të pushtetit, të harrohen temat që nuk i takojnë shekullit 21./presheva.com/