SHPËRNDAJE

Kandidati për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar nga Alternativa për Nryshim, Arbër Pajaziti, ka zhvilluar sot takime me banorët e fshatit Samolicë . Me këtë rast, ai ka njoftuar në detaje qytetarët e këtyre vendbanime me plan-programin e këtij subjekti politik me të cilin synohet qeverisja me KKSH-në.
Pajaziti ka thënë se APN siguron të gjithë shqiptarët se parimet e programit zgjedhor do të realizohen dhe se gjendja në arsim, kulturë, informim, përdorim të gjuhës dhe simboleve do të përmirësohet dukshëm.

„ Ne kemi përcaktuar afate kohore se si dhe kur do ta zgjidhim secilin program veç e veç, kështu që asgjë nuk do t’ia lëmë rastit „, është shprehur Pajaziti.
„Ne kemi kuadro të mjaftueshme në nivel ekspertësh se si do zgjidhim problemet „ ka thënë barti i listës së APN-së.
„ Besoj se më nuk do të vendosni t’i përkrahni ata që për vite të tëra nuk i kanë lëvizur gjërat nga vendi, dhe se kjo do të jetë pikënisje që, kësaj here, neve të jepni besimin“, theksoi Arbër Pajaziti.
Nga ana tjetër, banorët vendas u zotuan se më 4 nëntor do të përkrahin listën zgjedhore të APN-së duke e parë si të vetmen garancë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve.
„ Ne do të jemi aty ku është rinia, aty ku është e ardhmja dhe perspektiva „, janë shprehur banorët e Samolicës.


Tubimin e rradhës Alternativa për Ndryshim do ta mbajë të shtunën nga ora 18:00, në Tërrnoc./presheva.com/