SHPËRNDAJE

Bartësi i listës së APN-së për zgjedhjet në KNSH, Arbër Pajaziti takoi në Prishtinë ministrin e drejtësisë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Abelard Tahiri . Gjatë një bisede të ngrohtë, Pajaziti njoftoi ministrin me ecurinë e fushatës zgjedhore dhe programin e Alternativës për Ndryshim lidhur me zgjedhjet e Këshillit Kombëtar. Duke e konsideruar këtë program si tejet cilësor, ministri Tahiri u zotua se ai mund të shërbejë si një model bashkëpunimi midis qeverisjes së ardhshme të KKSH-së dhe ministrive përkatëse në qeverinë kosovare. Në fund të takimit me ministrin kosoovarë është biseduar edhe për procesin e dialogut Kosovë- Serbi dhe kontekstin e Luginës./presheva.com/