SHPËRNDAJE

Ndeshja që u mbajt në Levosojë të dielën nuk përmbushte asnjë kriter disciplinorë për të zhvilluar ndeshje normale.

Nga fillimi i lojës u pa se gjërat do të eskalojnë ku lojtarët vendës që në fillim filluan provokimet e tyre me sharje në baza nacionale e fetare duke përdorur gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve, tha kështu në studion e portalit preshevacom, sekretari i Klubit Futbollistik, Ardian Agushi.

Agushi ka potencuar se fillimisht kishte reaguar tek referi për të marë masat parandaluese por nuk pati reagime mirëpo në minutën e 25-të lojtari vendës fillimisht më ka sulmuar mua pastaj sulmi fizik ka vazhduar edhe tek 5 lojtarët e tjerë të kllubit.

Në ato momente kanë filluar edhe publiku të brohorasin, goditni, shani, gjuani shqiptarët. Nga ky incident 5 lojtarë janë me lëndime trupore por edhe pjesa tjetër e ekipit janë të sulmar por pa lëndime të dukshme.

Ajo që është shqetësuese përpos lojtarëve vendës sulme fizike lojtarët e Klubit futbollistik Lugina kanë patur edhe nga vetë trajneri i ekipit të Levosojës.

Agushi përmes portalit tonë ka konfirmar se incidenti në fjalë është raportuar tek institucionet përgjegjëse shtetërore e lokale duke shpresuar se drejtësia do të ngadhnjejë./presheva.com/