SHPËRNDAJE

Me ftesë të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe të gjithë ish presidentëve të Kosovës, në shenjë të përkujtimit të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, dhe nënkryetarja Ardita Sinani, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa kanë marrë pjesë në aktivitetet e realizuara nga Presidenti i Republikës.

Në këto aktivitete po marrin pjesë figura të shumta vendore, rajonale dhe ndërkombëtare-thuhet kështu në njoftimin zyrtar të Partisë për Veprim Demokratik.

Kosova po shënon 20 vjetorin e çlirimit./presheva.com/