SHPËRNDAJE

Njëri ndër favoritët për ta fituar kampionarin botërorë në Brazil është Argjentina e udhëhequr me sulmin Messi – Aguero.

Ish mesfushori i kombëtares së Argjentinës Osvaldo Ariles mendon se pika e dobët e gaucosëve është mbrojtja dhe se kjo përfaqësuese nuk do ta fitoj kampionatin botërorë.

“Nëse e shikojmë mirë, Argjentina ka sulmin më të mirë në kampionat botërorë me Leo Messin, Sergio Agueron dhe Gonzalo Higuain. Por ekipi nuk është i balansuar mjaftueshëm, mendoj se mbrojtja është shumë më e dobët se sa sulmi dhe paraqet thembrën e Akilit. Mendoj se mund të shkojmë deri në gjysmëfinale. Kampionatin do ta fitoj Spanja, Brazili apo Argjentina” ka thënë ai.