SHPËRNDAJE

 

Sot më 3 tetor kanë kaluar 28 vite që nga bashkimi i Gjermanisë Lindore me atë Perendimore në një Republikë të përbashket të Gjermanisë (Tag der Deutschen Einheit). Republika e Gjermanisë na mëson se sovraniteti i plotë i një vendi është pikënisja e prosperitetit në gjitha sferat jetike.

Sot, Gjermania si aleate e shqiptarëve është një nga liderët kryesorë të botës demokratike me një angazhim të lartë dhe udhëheqës në BE dhe Aleancën Veri-Atlantike, si aktorë strategjik dhe guardian i paqës, stabilitetit e demokracisë.

Në këto rrethana, aspiratat e shqiptarëve për jetësimin e plotë të drejtave individuale dhe kolektive kanë një formulë tejet të thjeshtë e të arritshëm. Boshti strategjik i zgjidhjeve të problemeve shekullore është konsensusi politik dhe uniteti i patjetërsueshëm thelbësor për ç`rrënjosjen e katrahurës së sistemeve antidemokratike të intereseve të ngushta ekonomike personale në dëm të interesave të përbashkëta kombëtare.

Ruajtja e vlerave demokratike, virtyteve, parimeve, krenarisë dhe nderit të kombit shqiptarë janë esenciale për nivelin e bashkëveprimit tonë në përbushjen e plotë të aspiratave jetike të popullit. Apo, me një fjali sipas dramaturgut, filozofit dhe poetit gjerman Friedrich von Schiller: “Verbunden werden auch die Schwachen mächtig” (“të bashkuar bëhen edhe të dobëtit të fuqishëm”).

An all meine Freunde in Deutschland: Herzlichen Glückwunsch zum Tag der Deutschen Einheit! ka shkruar kryetari Arifi në rrjetin social Facebook.