SHPËRNDAJE

Më 20 janar është shënuar 6 vjetori i largimit të lapidarit të dëshmorëve të rënë në luftën e lavdishme të UÇPMB-së, nga forcat e armatosura të xhandarmërisë serbe.
Është kjo kaptinë e hidhur e Luginës së Preshevës e cila ka pasqyruar në mënyrë figurative se çfarë qëndrime dhe motivacione sistematike ka pushteti qendëror ndaj shqiptarëve në këtë vend.

Në anën tjetër nomenklatura e stërvjetëruar lokale kishte shfaqur oportunizëm të theksuar që në emër të dëshmorëve dhe familjarëve të tyre si dhe me fatin e shqiptarëve të kësaj ane të mbrojë agjendën e tyre politike për interesat elektorale e partiake. Siç dihet tani botërisht, oportunisti dekador pas trumbetimeve se do të dorëhiqet nga posti i kryetarit nëse largohet lapidari dhe krekosjes se do të mbrohet lapidari, kishte izoluar politikisht shqiptarët e kësaj ane nga miqt tanë ndërkombëtarë si dhe qeveritë shqiptare në Prishtinë dhe Tiranë.

Historia nuk mund të ri-shkruhet dhe as të harrohet, këtu do të jemi të pathyeshëm deri në realizimin e aspiratave kombëtare, ndërkaq oportunistat tani më i takojnë të kaluarës-shkruan në facebook Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi./presheva.com/