SHPËRNDAJE

Shqiprim

Të nderuar qytetar, i nderuar z. Mehmed Azizi,

Përgjigjet të cilat kërkoni nga unë, nuk do t `ua dedikoj vetëm juve, por ua dedikoj të gjithë qytetarëve të Luginës së Preshevës dhe të gjithë bashkëatdhetarëve tanë, të cilët gjenden përkohësisht në Diasporë.
Gjendja Politiko-Sociale në Luginë të Preshevës është për gjithësecilin qyetetar dhe bashkëatdhetarë në Diasporë e tmerrëshme për të përjetuar dhe duruar. Për këtë besoj që nuk ka nevoj të kontestojmë se a është apo jo e vërtetë, por biejmë dakord të gjithë, pavarësisht përceptimeve personale apo partiako-politike.

Gjthashtu besoj që prap të gjithë ne biejmë dakord, që Partitë aktuale me ,,konceptet,, e tyre ,,politike,, kanë dëshmuar një dështim të theksuar në çdo nivel (si Menaxhimi i Komunës, depolitizimi i arsimit, shëndetësisë, kulturës dhe vet Komunës, si zhvillimi ekonomik, stopimi i shpërnguljes dhe mbrojtjen e substancës shqiptare, luftës ndaj korupsionit, ndalja e nepotizmit, ndërtimit të mardhënieve të shëndosha dhe konstruktive me ndërkombëtarët dhe organizatat e tyre apo dhe përfitimi i besimit ndaj vëllezërve dhe motrave tona në Shqipëri dhe Kosovë, marrja e perspektivës së të rinjëve, etj., etj., etj.). Pra sa i përket mirëqenies sociale, nuk është që jemi duke luajtur ndonjë ,,letër,,, por mirëqenia sociale është rrezikuar dhe dëmtuar rëndë nga akterët politik të mëhershëm dhe aktual dhe ne vetëm po e paraqesim një zgjidhje, një ALTERNATIVË!

Pra në këtë kontekst, pse çuditemi që është formuar një Parti e cila tregon një model ndryshe të politikbërjes, tregon parime, vlera, bashkangjitje masive të të rinjëve, me një vizion tjetër të mirëqenies sociale dhe me DASHURI! Të rijntë, anëtarët, simpatizantët, mbështetesit dhe dashamirët tonë, janë radhit në ALTERNATIVË, jo pse kanë gjendje të rëndë ekonomike, por për arsye se ja dojnë të mirën këtij vendi dhe besojnë thellësisht në konceptin e NDRYSHIMIT!

Politika është zgjidhja dhe menaxhimi i çështjeve dhe problemeve të cilat i përkasin qytetarëve tanë. Një politikë e cila nuk i zgjidh problemet apo çështjet e qytetarëve dhe merret në mënyrë populiste dhe folklorike me brengat dhe kërkesat e qytetarëve, nuk është politikë, por është demagogji nga mashtrues ordiner. Ka ardhur koha që secili nga ne duhet të kuptoj më!
Kështu që një PO të madhe, që ka me pas Investime të huaja, ku qeveria e Serbisë jo që do të pengoj, por përkundrazi do të ndihmoj me subvencione të caktuara ligjore. Një PO të madhe, që buxheti ka me qenë pjesë e stimulimit konkret në bujqësi dhe blegtori. Dhe një PO të madhe që organizatat ndërkombëtare kanë me u kthy në Luginë të Preshevës dhe kanë për të financuar projekte konkrete të cilat gjithashtu krijojnë vende të reja të punës. Dhe një PO të madhe që ju në Diasporë keni për të fituar prap besimin e humbur në Komunen tonë dhe keni për të sjell projektet e juaja në Preshevën tonë të përbashkët.

Kjo është arsya sepse ALTERNATIVA paraqet të vetmin opcion politik në Luginë, se ndoshta ka ardh një Shqiprim Arifi, por ka gjetur me mijëra ,,Shqiprima,,!
Me Respekt
Shqiprim Arifi


 

Lexo në Presheva.com: Letër të hapur Shqiprim Arifit, kryetarit të Alternativës