SHPËRNDAJE

Fontanat në sheshin e qytetit të cilat aktualisht janë jasht funksionit, nuk do të riparohen por do të largohen nga aty dhe në vend të tyre do të vendosen fontana të reja, sikurse edhe ndryshimet shtesë në hapsirat e gjelbruara dhe ndriçim, kështu kanë deklaruar nga drejtorati për urbanizëm pranë Administratës komunale në Bujanoc.

Sipas Amir Xhaferit kryeshef i drejtoratit për Urbanizëm është marrë vednim për largimin e fontanave ekzistuese për shkak se riparimi i këtyre do të kushtojë më shumë se sa vendosja e fontanave të reja, ndërsa sa i përket shumës së mjeteve financiare të nevojshme për këto punë, Xhaferi nuk ka mundur të japë përgjigje. Ndryshimet tjera nënkuptojnë zgjerimin dhe rrethimin e zonës së gjelbruar dhe instalimin e sistemit të ujitjes, ndërkohë që do të bëhen edhe korektimet e ndriçimit të sheshit, edhe pse këto të fundit janë në funksion. Për rekonstruimin kemi vendosur sepse kjo është mundësia e vetme që të evitohen gabimet nga projekti i mëparshëm, është shprehur Xhaferi duke shtuar se, akoma nuk dihet se sa do të jetë kosto e përmirësimit të gabimeve, por është e sigurtë se do të jetë më lirë dhe më afatgjatë dhe shumë më mirë se sa është tash, ka thënë Xhaferi.

Sipas tij, njëri nga gabimet përse fontanat kanë funkcionuar vetëm një sezonë, gjegjësisht deri në dëmtimin nga moti i keq, është edhe se nuk ka patur asnjë garancion nga ana e punëkryesit, “Saba Bellça” dhe as që është bërë pranim-dorëzimi i përgjegjësisë mbi mirëmbajtjen me Ndërmarrjen Publike Komunalia. Presheva.com lidhur me këtë ka kontaktuar kryetarin e Partisë Demokratike Nagip Arifin i cili në periudhën e ndërtimit te sheshit ka qenë kryetarë i komunës së Bujaocit. Në deklaratën dhënë portalit presheva.com Arifi ka thënë se, “projekt-dokumentacioni është bërë në periudhën 2008 – 2012 kur me pushtetin lokal ka udhëhequr PVD dhe kryetarë ka qenë Shaip Kamberi, ndërsa ne vetëm se i kemi kryer punimet, kurse projekt dokumentacionin e ka bërë kompania “BUTRINTI” në krye me Arbër Sadikun i cili edhe sot është pjesë e këtij pushteti lokal, andaj si është e mundur që projekti paska mangësi ndërsa i njeti person e ka kryer projektin. Sipas Arifit i vetmi ndryshim që është bërë ka qenë, pjesa ku sot janë të vendosura barakat përball godinës së kuvendit komunal sepse me projekt-dokumentacion ishin paraparë 7 vend-parkingje ndërsa tash janë të vendosura barakat. Arifi gjithashtu ka thënë se, e gjith kjo po bëhet me të vetmin qëllim keqpërdorimin e mjeteve financiare nga buxheti komunal mjete këto të taksapaguesve, sepse vetëm në këtë mënyrë ata mund të keqpërdorin paranë publike. “Të investosh në diçka që është e ndërtuar, e ndriçuar dhe e rregulluar nuk ka se si të kuptohet ndryshe vetëm se shpërlarje të parasë publike, dhe këtë popullata duhet ta kuptojë se si ky pushtet keqmenaxhon paratë e taksapaguesve për interesa personale” është shprehur kryetari i Partisë Demokratike Nagip Arifi./presheva.com.