SHPËRNDAJE

189 bujq nga komuna e Preshevës sot kanë marrë kontratat për subvencionimin e projekteve që kanë për synim zhvillimin e bujqësisë. Nga buxheti komunal për këtë fushë të rëndësishme janë ndarë 20.000.000 dinarë të cilat do të mundësojnë që bujqit të avacojnë prodhimtarit e tyre.

Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi në rrjetin e tij social ka urur përfituesit e subvencioneve:

 “Urime bujqëve

Duke shpresuar që të jetë bashkëpunim i mbarë edhe për këtë vit në mes Komunës së Preshevës dhe bujqëve, sot bëmë shpërndarjen e kontratave për përfituesit e subvencioneve që ka ndarë Komuna e Preshevës edhe për këtë vit.

Komuna e Preshevës vazhdon ti përkrah bujqit përmes programeve të tilla me qëllim të rritjes se prodhimit të produkteve në vendin tonë.

Shuma për këtë vit arrinë 20 mln din dhe gjithsejt janë 189 përfitues” ka shkruar Arifi.

Nga ana tjetër bujqit kanë falëndruar pushtetin lokal, sidomos kryetarin Arifi i cili sipas tyrë është duke bërë të pamundërën që edhe bujqësia si fushë e rëndësishme të jetë jo më pak e zhvilluar /presheva.com/