Kryetari i komunës së Preshevës Shipërim Arifi, i ftuar në studion e Report tv, ka folur për progresin që ka pësuar komuna e Preshevës. Gjatë intervistës ka folur për për problemet dhe sfidat që po përballet si ekonomia dhe emigracioni.
Një sfidë për ne është rritja e emigracionit, shumë qytetarë të kësaj komune janë larguar për shkak të vështirësive ekonomike. Ne jemi duke punuar për të përballuar çdo vështirësi dhe sfidë, tha kryetari i komunës së Preshevës.
Sipas tij, baza e ekonimisë në preshevë është biznesi i mesëm, ata kane perballuar veshtiresitë ekonomike. Një tjetër kontribut në zhvillimin e ekonomisë, ka dhënë diaspora, duke investuar në shumë sektorë kyç, duke i dhënë zhvillim ekonomisë dhe punsimeve të reja. Ata janë heronjë për ne!
Nje tjeter kontribut ka dhenë diaspora, duke investuar, jane heronjët tanë të dytë. Mendoj se një lider i vertet i fuqizon qytetarët. Kemi investuar për të krijuar një zonë indrustiale, është një sfidë që po përballemi me sukses. Kemi bërë progres në këtë aspekt.
Presheva, sfidat e një kryetari shqiptarë të komunësI ftuar në studion e Report TV, Shqipërim Arifi kryetar i Komunës Preshevë
Posted by Report TV on Montag, 23. Oktober 2017