SHPËRNDAJE

Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi i shoqëruar nga Zëvendës Kryeministrin e Republikes së Maqedonisë së Veriut z. Bujar Osmani dhe Kryetarin e Komunës së Likovës z. Erkan Arifi vizituam pikën kufitare Miratoc-Llojan.

Qëllimi i kësaj vizite sipas Kryetarit Arifi ka qenë ndarja e detyrave dhe përgjegjësive për pregaditjen teknike për ditën e hapjes të kësaj pike kufitare me rëndësi jetike për qytetarët nga të dyja anët e kufirit.

Në rrjetin social Kryetari Arifi ka thënë se, “Sot bashkë me Zëvendës Kryeministrin e Republikes së Maqedonisë së Veriut z. Bujar Osmani dhe Kryetarin e Komunës së Likovës z. Erkan Arifi vizituam pikën kufitare Miratoc-Llojan.

Qëllimi vizitës ishte që bashkarisht të konsulltohemi për punët në teren, pasi në Shkup dhe Beograd janë marrë dhe janë ratifikuar vendimet për hapjen e kësaj pike kufitare.

Pasi jemi në prag të hapjes së kufirit, ne sot ndamë detyrat dhe përgjegjësit për pregaditjen teknike për ditën e hapjes së kësaj pike kufitare”, ka shkruar Arifi.

Pas takimit në teren, delegacioni nga Komuna e Preshevës në krye me Kryetarin Shqiprim Arifin dhe përfaqësuesit nga Maqedonia e Veriut kanë vizituar Fshatin Llojan për të takuar banorët me qëllim që nga afër të njihen me nevojën e tyre shumëvjeçare për hapjen e kufirit./presheva.com/