SHPËRNDAJE

Kryetari i Partis Demokratike Nagip Arifi ka reaguar ndaj një postimi të kryetarit të Komunes së Bujanocit Shaip Kamberit, i cili gjithashtu në rrjetin e tij social ndër të tjerash ka shkruar se, “Një fushatë e shpifjeve kundrejt personave përgjegjës të Komunës së Bujanocit për “keqpërdorime financiare” e inicuar fillimisht nga opozita (PD &SNS) e bashkuar në kuvendin komunal, sidomos rreth projektit të Transfer stacionit dhe projektit të rregullimit të sheshit të vjetër, ka nisë epilogun përmes një fletparaqitje penale anonime në Njësinë e Prokurorisë speciale në Nish, nga një grup, apo individ të nënshkruar si “qyetetarët e brengosur”.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i PD-së Nagip Arifi i cili ka shkruar se, “Shprehi habi se si kryetari aktual i komunës së Bujanocit z.Kamberi, i cili pretendon se është njohës i mirë i ligjit dhe të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve, i cili një kohë të gjatë ka marr para të majme si kryetar i KDNJ-së, në një shkrim autorial në profilin e tij të facebook-ut, i cili më vonë transmetohet nga portalet e financuara nga ai, në të cilin akuzon Partinë Demokratike se gjoja është në koalicion me SNS-in dhe një ankesë të një “qytetari të shqetësuar” e shndërron në akuzë ndaj PD-së, kryetarit dhe nënkryetarit të saj, si dhe ndaj këshilltarëve të saj në Kuvend për gjoja se përpilimin e kësaj akuze.

Unë si dhe këshilltarët tjerë të PD-së në Kuvendin Komunal, në mënyrë publike dhe transparente gjatë seancave të Kuvendit kemi shtruar këto pyetje dhe shqetësime:

– A ka të nënshkruar aneks kontrata për:

  1. Rregullimin e lumit të shtratit në Tërnoc dhe a është bërë pranimi teknik?
  2. Transfer stacionin në Bujanoc?
  3. Asfaltimin e rrugës Muhoc-Zarbincë?
  4. Rregullimin e të ashtuquajturës “Qarshia e vjetër?

– Deri ku ka arritur komisioni i formuar për zbardhjen e vjedhjeve për shtesat e fëmijëve dhe shtesat e lehonisë?

– Nuk kanë dhënë përgjigje se cilët funksioner në cilësinë e shefave, kryeshefave dhe drejtorave të ndërmarrjeve publike kanë përfituar subvencione për bujqësi?

– Sa dhe cilët ndërmarrës në programin e ndihmës fillestare për biznese kanë marrë subvencione dhe pas marrjes kanë ç’lajmëruar ndërmarrjet e tyre?

Sikurse këto pyetje, ka dhe shumë pyetje tjera që janë shtruar dhe do të shtrohen në Kuvendin Komunal, ku PD-ja që në fillim të këtij mandati keq-qeverisës ka premtuar se do të jetë transparente dhe konstruktive.

Të gjithë në Bujanoc e dijnë kush bënë ankesa anonime, në cilën zyre dhe nga cili tresh janë bërë dhe bëhen këto ankesa, e këtë më së miri e din z. Kamberi. Aneks: Shkrimit ja bashkangjes vetëm disa nga fletparaqitjet penale të përpiluara nga treshja e famshme e fletëparaqitjeve penale anonime kundër meje dhe ish kryeshefit të administratës komunale, e që kanë qenë të refuzuara në tërësi nga prokuroria, por edhe më tej duke harruar këtë fakt “treshja e famshme” vazhdon edhe me këso shkresash anonime, e që duket se kanë harruar që nga viti 2016 unë nuk jam më kryetar komune, por dikush tjetër” ka shkruar kryetari i PD-së Nagip Arifi./presheva.com/