SHPËRNDAJE

Kryetari i Komunës së Preshevës njëherit lideri i APN-së Shqiprim Arifi ka uruar popullin e Kosovës dhe partit politike për zgjedhje demokratike që kanë treguar gjatë procesit zgjedhorë.

Arifi duke uruar subjektet fituese, ka porostirut që çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të priorizohet dhe konkretizohet sa më pare.

Në Urimin e Arifit thuhet: “Ditën e djeshme qytetarët e Republikës së Kosovës dhanë verdiktin gjatë procesit të votimit duke treguar maturi dhe zgjedhje shumë të drejta dhe demokratike.

Uroj gjithë qytetarët për këtë pjekuri dhe zgjedhje pa incidente që tregon një nivel që nuk dallon nga shtetet Evropiane. Lëvizjes Vetëvendosje! urojmë fitoren duke dëshiruar që të realizohen projektet qeverisëse për një Kosovë më të mirë dhe në veçanti çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të priorizohet dhe konkretizohet sa më parë.

Gjithashtu urime edhe LDK-së dhe Vjosa Osmanit duke vërtetuar se forca e një femre shqiptare mund të sjell një ndryshim në shoqëri. Subjektet e tjera garuese politike kanë treguar një shembulltyrë demokratike dhe kanë shtyrë para shtetndërtimin e Republikës.

Andaj stabiliteti politik në Republikën e Kosovës është boshti i shpresës në perspektivën e integrimit në BE si dhe paqës në rajon. URIME KOSOVË!” ka shkruar Arifi./presheva.com/