|
Objektet e banimit kolektiv
Nė vitet e 60`ta me
planifikime tė rregullimit tė ambiente dhe zonave pėr banim
parashihet edhe ndėrtimi i objekteve pėr banim kolektiv. Kjo mėnyrė
e banimit ėshtė prezente vetėm nė qendrėn e komunės sė Preshevės,
dhe atė me numėr tė vogėl tė objekteve, ndėrsa ende ėshtė i pa
preferuar nė vendbanimet fshatare. Sipas dėshmisė sė pronėsimit, nė
vitin 1971 dominon pronėsimi individual, nga fitohet e dhėna se nga
numri i tėrėsishėm i objekteve pėr banim 98% janė tė ndėrtuara nė
pronė private, kurse vetėm 2% nė pronė shtetėrore.
Sipas disa
shėnimeve nga Fondi pėr punėt komunale-ndėrtimore dhe banesore, nė
Preshevė objekte tė kėtilla janė 14 me 177 banesa. Kėto objektė
gjinden tė ndėrtuara pranė rrugėve: Sava Kovaqeviq (mė 1962) Ramiz
Sadiku (mė 1965, Vasa Smajeviq ( mė 1967), 15 Nėntori (1968),
Marshal Tito (1971), Sava Kovaqeviq (mė 1976), Ramiz Sadiku (mė
1979), Ramiz Sadiku (1982), Vasa Smajeviq (1986), Ramiz Sadiku
(1987), Vasa Smajeviq (1990), dhe ndėrtesa nė ndėrtim e sipėr (1992)
po ashtu nė rrugėn Vasa Smajeviq me gjithsej 16 banesa.
Pėr nga etazhiteti
objektet e banimit kolektiv janė P+2 ose P+4Nk. Me shumicė familjet
janė tė vendosura nė banesė dy dhomėshe ose dy dhoma e gjysmė, por
ka edhe aso nė njė dhomė. Sipėrfaqja shfrytėzuese mund tė mirret
pėrafėrsishtė 60m2 pėr familje pesė anėtarėshe. Po qė se i bėhet
analiza mė e thukėt kėto objekte janė tė ndėrtuara nė lokacione jo
tė pėrshtatshme pėr banim, pos ndėrtimit tė tyre nė qendėr tė
qytetit ata nuk kanė kurfarė pėrparėsie tjetėr nė komoditet tė
banimit sepse i mungojnė hapėsirat e lira, vendet pėr parkingje tė
automjeteve, vendit pėr lojė tė fėmijėve dhe ajo qė ėshtė mė me
rėndėsi me shumicė janė tė pėnguara nga ndėrtimet individuale nė
fqinjėsi.
Ndėrtimi i banesave
pėr banim kolektivė me njė perspektivė mė tė mirė do tė ishte ideale
nė zgjidhje tė problematikės sė tė banuarit pėr shumė familje tė
reja. Ndėrsa pėr kushte materiale tė sotme ndėrtimi kolektiv
kuptohet investimi i pėrbashkėt i disa investorėve si dhe paraqitet
radhitja e kthinave pėr kalim tė kohės brenda banesės ashtu e
paraparė nė hapėsirė tė zhurmėshme dhe nė qetėsi, me njė organizim
banimi sa mė komod. Pėrparėsitė nė anė pozitive tė banimit
kolektivė, nė tėrėsi, veēohet sidomos nė vetitė e izolimeve qoft:
termik, akustik apo hidroizolimi si dhe shpenzimit tė kohės mė tė
pakėt pėr mirėmbajte dhe punė ditore pėr shtėpiaket.
Pėr tė krijuar
pamjen e vėrtetė tė qytetit, vendbanimi i Preshvės ka tė domosdoshme
ngritjen e objekteve pėr banim kolektiv dhe me kėtė tė krijohen
hapėsirat e lira e me gjelbrim tė nevojshėm, qė gjeneratat e reja tė
banojnė nė kushte mė tė mira e kulturė tė banimit mė tė lartė se ne
qė kemi sot, prandaj tė mundohemi tė krijojmė kushte pėr gjenerata
tė ardhme qė tė kenė banim dhe jetė mė tė mirė ashtu si deshtėm ne
ta kishim standardin tonė jetėsorė.
Ark. Dipl.
Burbuqe Agushi
|
|