|
Objektet fetare nė komunėn e
Preshevės
Objekti i parė i
fesė islame nė komunėn e Preshevės ėshtė Xhamia e Vjetėr apo Atik
Xhamia e Preshevės, e ndėrtuar mė 1678, kurse e rindėrtuar mė 1804,
kurse sipas njė burimi tjetėr mė 1805 apo sipas Hixhrės mė 1220.
Ajo gjendet nė
qendėr tė qytetit, nė anėn e djathtė tė rrugės Preshevė-Gjilan. Kėtė
xhami e ndėrtoj Ibrahim Pashė Bushatliu. Ajo edhe sot e gjithė ditėn
quhet Xhamia e Ibrahim Pashės. Ndėrtimin e Xhamisė sė Vjetėr e
ndihmuan edhe Shehėt e Preshevės.
Nė hyrje tė Xhamisė
sė Vjetėr, nė murin a saj pėrmbi derė gjendet pllaka me mbishkrime
nga koha e ndėrtimit nė gjuhėn turke, por me alfabet arab.
Nė murin tjetėr tė
kėsaj xhamie, kah rruga gjendet Ēeshmja me pllakėn pėrkujtimore nga
viti 1878, kurse sipas Hixhrės nga viti 1275. Kėtė Ēeshme e ndėrtoj
Haxhi Abazi.
Xhamia
e Re e Preshevės u ndėrtua mė 1878, kurse u rindėrtua mė 1983. Kjo
xhami gjendet nė rrugėn e tashme Ramiz Sadiku, afėr Ndėrtesės sė
Bardhė tė Banimit, e cila Ndėrtesė u ndėrtua nė themelet e
dikurshme tė Hamamit tė Preshevės, kurse mė vonė Mullirit tė
Preshevės.
Teqja e
Preshevės, afėr Xhamisė sė Vjetėr u ndėrtua nė mes viteve 1698-1700.
E ndėrtuan Shehėt e
Preshevės. Atėherė Teqja ishte e rrethuar me muri tė lartė, ka
pasur Hanin pėr udhėtarė, kuzhinėn dhe ahurin e kafshėve. Kėtu u
ndėrtua Tyrbja, e cila edhe sot ekziston nė kompleksin e kėsaj
xhamie. Teqja i pėrket sektės Halveti
Aty, afėr Teqesė
gjendet edhe Ēeshmja e Vjetėr e Teqesė, pronė e Sheh Salimit, e
ndėrtuar mė 1878, kurse sipas Hixhrės mė 1275.
Xhamia e Vjetėr nė
Rahovecė djendet nė mes tė fshatit, te Ura, buzė lumit Moravicė, e
cila ka njė minare me dy sherefe, e ndėrtuar qysh nė vitin 1860/62,
kurse e rindėrtuar nė vendin e Xhamisė sė Vjetėr mė 1971/72, kurse
sipas njė burimi tjetėr e ndėrtuar mė 1810 dhe e rindėrtuar mė 1977.
Xhamia e Re e
Rahovicės gjendet nė anėn e majtė tė rrugės
Preshevė-Rahovicė-Corroticė, nė mes tė Mėhallėve tė Durēajve,
Ēitakėve dhe Muhaxhirėve, te Varrezat e Durēajve.
Ajo u ndėrtua nė vitin 1968, ka
njė minare me njė sherefe.
Xhamia e
Shoshajės ėshtė e ndėrtuar mė 1966, gjendet nė qendėr tė fshatit, ka
minare tė re me mjė sherefe.
Xhamia e
Corroticės u ndėrtua mė 1750, kurse u rindėrtua mė 1967 dhe gjendet
nė qendėr tė fshatit , nė anėn e majtė tė rrugės
Preshevė-Corroticė-Raincė. Xhamia ka minare me dy sherefe.
Xhamia e Raincės
u ndėrtua mė 1720, kurse u rindėrtua mė 1992.
Xhamia e Vjetėr
nė Bushtran u ndėrtua mė 1820, kurse Xhamia e Re nė Bushtran u
ndėrtua mė 1958.
Xhamia e Leranit u
ndėrtua mė 1966, kurse ajo e Golemidollit u ndėrtua mė 1968.
Xhamia e Bukurocės
gjendet nė mes tė fshatit dhe ėshtė ndėrtuar nė vitin 1908, kurse
ėshtė rindėrtuar nė vitin 1982. Xhamia minaren e ka me njė sherefe
jo tė lartė, por qė shihet nga larg. Sipas shėnimeve tė Bashkėsisė
Islame nė Preshevė, xhamia e Bukurocės ishte ndėrtuar mė 1881, kurse
rindėrtuar mė 1981.
Xhamia e vjetėr e
Gerajve gjendet ne mes tė fshatit tek Mėhalla e Epėrme, e ndėrtuar
mė 1812 dhe e rindėrtuar mė 1983, kurse sipas disa tė dhėnave tė
tjera e ndėrtuan mė 1935 dhe e rindėrtuar mė 1983. Edhe pse e
rindėrtuar, xhamia e ruajti minaren e vjeter.
Xhamia e re e
Gerajve gjendet nė mes tė Mėhallės sė Poshtme, nė njė hapėsirė tė
gjėrė, ka oborr tė madh e tė rrethuar hekuri, nuk ka minare, ėshtė
xhami e re, e ndėrtuar nė vitin 1983 edhe quhet Jeshil Xhami
Xhamia e Strezocės
ėshtė ndėrtuar nė vitin 1890, kurse rindėrtuar nė vitin 1965.
Xhamia e Bugarinės
ėshtė e ndėrtuar nė vitin 1720.
Xhamia e ēukarkes
ėshtė e ndėrtuar nė vitin 1800, kurse e rindėrtuar nė vitin 1971.
Xhamia e Zhunicės
ėshtė ndėrtuar nė vitin 1906, kurse rindėrtuar nė vitin 1965. Ajo
ėshtė nė qendėr tė fshatit, ka minare me njė sherefe.
Xhamia
e Norēes ėshtė ndėrtuar mė 1720, kurse rindėrtuar nė vitin 1998.
Sipas Qerim Kadriut nga Norēa, xhamia u ndėrtua nė vitin 1650, kurse
rindėrtimi i parė nė vitin 1720 dhe rindėrtimi i dytė nė vitin 1998.
Xhamia e Tėrnavės
gjendet nė qendėr tė fshatit, ėshtė e ndėrtuar mė 1816 dhe e
rindėrtuar 1997. Sipas Abdurrahman Zylfiut nga Tėrnava, minareja e
kėsaj xhamie u ndėrtua mė 1910. Rindėrtimi i xhamisė sė re u bė nė
themelet e xhamisė sė vjetėr, minareja ėshtė e xhamisė sė vjetėr dhe
ka njė sherefe.
Nė fshatin Tėrnavė
ekziston edhe Teqeja, pėr tė cilėn nuk ka tė dhėna se kur ėshtė
ndėrtuar.
Xhamia e vjetėr e
Miratocės ėshtė e ndėrtuar nė vitin 1750, kurse e rindėrtuar nė
vitin 1994.
Xhamia e vjetėr e
Miratocit ėshtė e ndėrtuar nė vitin 1735, atėherė kur ėshtė ndėrtuar
edhe ēeshmja e xhamisė. Xhaminė e ndėrtoi Neziri i Fezllahėve,
kurse mbishkrimin e ēeshmės shkruan se ndėrtues i xhamisė ishte
Nezir Pasha. Mė 1925, xhamia u kall dhe pastaj u bė rindėrtimi i saj
po kėtė vit. Pėr kėtė dėshmon edhe minareja e saj, e cila mbeti aje
e vjetra, edhe pse xhamia u rindėrtua disa herė. Herėn e fundit u
rindėrtua mė 5 janar 1994.
Xhamia gjendet nė
qendėr tė fshatit nė mes lagjeve Fezllah dhe Hasaj (Lenka).
Minarejaa e saj ėshtė me dy sherefe.
Xhamia e re nė
Miratoc ėshtė ndėrtuar nė vitin 1964. Ajo gjendet nė lagjen Xhelepi
dhe minareja e saj ka njė sherefe.
Xhamia e Caravajkės
ėshtė ndėrtuar mė 1820, kursė rindėrtuar mė 1997. Xhamia e
Caravajkės gjendet nė mes tė fshatrave Caravajkė, Sefer dhe lagjės
Lezbali. Ajo nuk ka minare.
Xhamia e Ilincės
ėshtė ndėrtuar nė vitin 1928 kurse rindėrtuar mė 1997. Xhamia
gjendet nė qendėr tė fshatit dhe nuk ka minare.
Xhamia e
Garės ėshtė e ndėrtuar nė vitin 1910, kurse e rindėrtuar nė vitin
1955.
© Xhemaledin Salihu & p.St@ff
|