SHPËRNDAJE

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se nëse Kosova do kompromis me Serbinë, nuk mund të vërë qëllime maksimaliste siç është pavarësia.

Ai e ka komentuar edhe lajmin për armatosjen e FSK-së nga Amerika. Sipas Daçiqit, kjo nuk e çudit pasi bëhet fjalë për aleatë të vjetër, ndërsa ka shtuar se me Rezolutën 1244 nuk parashihet që Kosova të ketë ushtri dhe se e vetmja ushtri duhet të jetë KFOR-i.

Daçiq ka shtuar se kjo ndihmë amerikane për Kosovën nuk mund të shihet si miqësi për Serbinë dhe kjo do të jetë temë e tij me zyrtarë amerikanë gjatë takimeve në javën e ardhshme.

Ai ka përfunduar se Kosova është fëmijë e administratës së Clintonit, ndërsa tash SHBA-ja nuk ka besim në BE, NATO dhe OKB.