SHPËRNDAJE

Albanian Excellence të bëhet zë i Luginës së Preshevës dhe të jetë urë lidhëse në mes të pushtetit lokal dhe institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës ka thënë kështu për portalin preshevacom, zëvendës kryetari i komunës së Preshevës, Armend Aliu pas takimit që pati me zonjat e suksesit dhe drejtues të qendrës Albanian Excellence.

Drejtoresha e Albanian Excellence, Flora Nikolla ka nënshkruar Memorandum bashkëpunimi me zv kryetarin e komunës së Preshevës, Armend Aliu për të shpallur vitin 2020 vit për Preshevën.

Sipas drejtoreshës Nikolla Albanian Excellence në bazë të këtijë memorandumi vendos në dispozicion të gjitha burimet e saja njerëzore në dispozicion të komunës së Preshevës duke sensibilizuar edhe shtetin shqiptarë dhe ate të Kosovës për të realizuar projkete konkrete në të mirën e shqiptarëve të këtushëm.

Zëvendës kryetari i komunës në deklaratën për media ka potencuar se komuna e Preshevës ka nevoj për zë andaj besojmë fuqishëm tek drejtuesit dhe anëtarët e Albanian Excellence se zërin do ta dërgojnë tek institucionet përkatëse. Në këtë mënyrë do të bëhet edhe avancimi i jetës kulturore dhe zhvillimit në përgjithësi të komunës së Preshevës.

Poashtu zonjat e Albanian Excellence sipas Aliut do të bëhen edhe shembulli i parë se si shoqëria civile nga Kosova dhe Shqipëria duhet të fokusohen tek shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Gratë e suksesit të gatshme të ndihmojnë Preshevën./presheva.com/