SHPËRNDAJE

Dy ngjarje të rëndësishme për luginasit gjatë ditës së djeshme i ka rikujtuar përmes një shkrimi edhe zëvendës kryetari i komunës, Armend Aliu ku shkruan.

Sot në Luginën e Preshevës u përkujtuan dy ngjarje të rëndësishme.

Zhvilluam homazhe e vendosëm lule në shenjë nderimi dhe kujtimi tek vendi ku ishte vendosur lapidari i UÇPMB-së e që u hoq me vandalizëm nga forcat e xhandarmërisë serbe.

Po ashtu në Bujanoc mora pjesë në punimet e Akademisë përkujtimore në dy vjetorin e ndarjes nga jeta së veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliu.

Të dashur qytetarë, dy ngjarjet e sotme na bëjnë thirrje dhe na sjellin në vëmendje nevojën për të qenë seriozë dhe këmbëngulës në rrugën tonë kombëtare.

Një gjë e tillë mund të arrihet vetëm duke qenë të unifikuar, përmes strategjive kombëtare të mirë koordinuara me faktorin vendas dhe ndërkombëtar shkruan në fb zëvendës kryetari i komunës, Armend Aliu ./presheva.com/