SHPËRNDAJE

Është e rëndësishme që miqtë e shqiptarëve të mbahen të informuar me mbarëvajtjen e proceseve dhe zhvillimeve në vendin tonë.

Me këtë qëllim zëvendës kryetari i komunës, Armend Aliu ka pritur në Preshevë sekretaren e parë të Ambasadës së Britanisë, znj. Chantel Care me stafin e saj.

Aliu ka potencuar se Britania e Madhe ka një rol të rëndësishëm në vendimet politike në regjion dhe jo vetëm.

Do të vazhdojmë koordinimin me këtë ambasadë mike dhe do të jenë të mirëseardhur gjithmonë në komunën tonë thotë për media zëvendës kryetari i komunës, Armend Aliu./presheva.com/