SHPËRNDAJE

Zëvendës kryetari i komunës së Preshevës, Armend Aliu mori pjesë në konferencën e përbashkët të të rinjëve në Tiranë LEAP-in Tirana ku u disktutua për qytetari aktive në trojet shqiptare. Ky event ishte organizuar nga LDA Albania ku folës ishin edhe ish Kryeministri Shqiptar tani Ministër i Shtetit për Diasporën z.Pandeli Majko, zv.Kryetari i komunës së Preshevës z.Armend Aliu, z.Arian Gadini, z.Besnik Leskaj dhe 11 personalitete të tjera të shquara nga fusha e politikës, shoqëris civile, medias, biznesit, etj.

Aliu për portalin preshevacom ka deklaruar se në këtë konferencë shihet vullneti i të rinjve, miqve dhe shokëve tanë nga të gjitha trevat Shqiptare. Kjo është aleati i vetëm për të frymëzuar breza se ky vend ka të ardhme, ky vend do prodhojë lidera që do të zgjidhin problemet komplekse në shoqëri dhe do të jenë boshti kryesor I lobimit për paqe, solidaritet, drejtësi sociale dhe prosperitet. Në deklaratën publike zëvendës kryetari i komunës, Armend Aliu ka potencuar se në fjalimin e tijë para një publiku inspirues, plotë me të rinjë dhe para folësve të nderuar ka prezantuar sfidat me të cilat përballet Lugina e Preshevës.

Aliu është fokusuar në mënyrën se si rinia e Preshevës u organizua para 4 viteve dhe se si sot Alternativa për Ndryshim po udhëheq me ndryshimet në qytetin tonë të dashur. Meqë kjo konferencë çdo vit mbahet në Tiranë dhe Prishtinë me kënaqësi ka ftuar shoqatën LDA që një organizim të këtillë ta bëjnë vitin e ardhshëm edhe në Preshevë. Sipas organizatorëve pas LEAP-in Tirana, më 12 mars ju kujtojë se mbahet LEAP-in Prishtina në një format të ngjashëm si ky./presheva.com/