SHPËRNDAJE

Zëvendës kryetari i komunës së Preshevës, Armend Aliu sot ka pritur në takim Z. Adam Schik, sekretarin e parë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Është gjithnjë kënaqësi të shoh që vëmendja e një miku të madh dhe të rëndësishëm të Shqiptarëve siç janë SHBA-të, jo vetëm që vazhdon por edhe fuqizohet pandërprerë thotë Aliu për preshevacom.

Temat të cilat sot u biseduan idhin të përqëndruara në zgjedhjet në Republikën e Kosovës, zgjedhjet lokale në Medvegjë, zvarritja e rikthimit të gjykatës dhe prokurorisë në Preshevë, hapja e vendkalimit kufitar Miratoc – Llojan dhe çështje tjera të cilat i preokupojnë qytetarët e Luginës së Preshevës.

Nevoja për një konsensus politik ndër Shqiptarët e Luginës së Preshevës kur janë në pyetje interesat kombëtare dhe çështjet vitale, ishte pikë ku u dakorduam se kërkohet përkushtim dhe impenjim nga të gjitha palët thotë zëvendës kryetari Armend Aliu./presheva.com/