SHPËRNDAJE

Zëvendës kryetari i komunës, Armend Aliu sot pati takim me zëvendës Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë z. Etjen Xhafaj.

Në këtë takim u bisedua për problemet e qytetarëve të Luginës së Preshevës. Vlenë për tu theksuar financimi i projektit për ndërtimin e parkut të paqes që ka kaluar tashmë në organizmat e Qeverisë së Shqipërisë.

Poashtu temë diskutimi sipas Aliut ishte edhe themelimin i Fondit Kombëtar të Solidaritetit për Komunat tona ku do të mund të aplikojmë me projekte që do ti financoj Qeveria e Republikës së Shqipërisë në mënyrë transparente dhe korrekte ka thënë kështu për portalin preshevacom, Armend Aliu./presheva.com/