SHPËRNDAJE

Gjatë mëngjesit të sotëm ka filluar një aksion i madh policor në Shkup dhe Koçan, ku po kryhen arrestime masive. 

Personat e kërkuar nga policia e Maqedonisë janë pjesë e një rrjeti që ka keqpërdorur liberalizimin e vizave dhe ka organizuar azilantët jo të vërtetë, duke i transportuar drejt vendeve perëndimore. 

Grupi po organizonte qytetarët e Maqedonisë Lindore, që përmes Kosovës i transportonte në Gjermani dhe në vende të tjera, duke mundësuar paraqitjen e tyre si azilkërkues. 

MPB do të japë gjatë ditës informacione më të detajuara rreth operacionit që po kryhet në Shkup dhe Koçan. 

Pas liberalizimit të vizavë për qytetarët e Maqedonisë, shumë vende evropiane kanë ngritur problemin e numrit të lartë të personave nga Maqedonia që kërkojnë azil për shkaqe të ndryshme.