SHPËRNDAJE

Një aksion të përbashkët nga xhandarmëria dhe stacioni i policisë në Preshevë, janë arrestuar shtetasit e Maqedonisë, A.I., (1979), B.I. (1980), L.M. (1996), SH.I. (1988) dhe A.M. (1971), për shkak të për dyshimit se ata kanë kryer një vepër penale të vjedhjes së pyjeve, përjell presheva.com.

Të shtunën, më 13 tetor, anëtarët e xhandarmërisë në fshatin Miratoc, komuna e Preshevës, në prerje të pyjeve në pronësi të “Srbijashume”, kanë gjetur shtetasit e Maqedonisë me dy traktorë dhe dy motorë për prerje të drunjve.

Gjithashtu, në dy traktorë, ata gjetën rreth pesë metra kub dru zjarri.

Sipas urdhrit të prokurorit të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë, të dyshuarit u arrestuan deri në 48 orë dhe do të dërgohen në prokurori me një kallëzim penal./presheva.com/