SHPËRNDAJE

Policia e Kosovës ka arrestuar tre deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj- Bujupi dhe Albulena Haxhiu.

Arrestimi është kryer me urdhërarrest që e ka lëshuar Gjykata Themelore në Prishtinë gjatë ditës së djeshme, pasi të njëjtit nuk janë paraqitur në seancë.

Ata janë arrestuar në hyrje të Kuvendit, ku pritej të hynin në seancë.

Gjatë arrestimit të Kurtit, Kadaj-Bujupit dhe Haxhiut, deputetët e Vetëvendosjes janë përleshur me Policinë.

Policia ka hedhur edhe sprej lotsjellës për të vënë nën kontrollë situatën.

Në ndërkohë, para objektit të Kuvendit të Kosovës, është duke qëndruar edhe një autoambulancë për të ofruar ndihmë nëse dikush ka nevojë.