SHPËRNDAJE

Dy doganierë në vendkalimin kufitar në Preshevë janë arrestuar për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare deri sa edhe një është arrestuar për kontrabandim.
Kjo treshe akuzohet se ka ndihmuar dhe kontrabanduar nga Maqedona mall tekstil në vlerë prej 50.000 dinarë.

Siç njofton MUP, përcjell presheva.com, dyshohet se B.M, doganier në doganën e Preshevës ka ndikuar tek kolega i tij S.T që ti mundësoj G.T të hyj nga ana e Maqedonisë në Serbi pa e kontrolluat veturën.
Ekziston dyshimi se B.M dhe G.T kanë kryer vepër kontrabandimi në atë mënyrë që B.M i ka mundësuar G.T që me veturën e B.M të shkoj në Maqedoni dhe atje të blej material tekstili dhe mall tjetër të përzier pa dokumentacion përcjellës me vlerë prej 50.000 dinarë dhe pastaj ta transportoj për në Serbi duke iu shmangur kontrollimit doganor, njofton policia, transmeton presheva.com.