SHPËRNDAJE

Marihuana-Goma4

Gjatë ditës së djeshme (e hënë) në një aksion të inspektorëve të antidrogës, në një banesë në Bujanoc është arrestuar B.R mashkull nga Tërnoci dhe M.S e gjinisë femrore nga Leskoci, tek të cilët janë gjetur lëndë narkotike.

Sipas po të njetit burim policia gjatë aksionit ka arritur të konfiskojë 180 gram lëndë narkotike të llojit marihuanë si dhe 8 gram të llojit heroinë. Të dyshuarit janë shoqëruar nga policia pranë gjykatësit për kundërvajtje dhe ndaj tyre është shqiptuar masa e mbajtjes.