SHPËRNDAJE

Policia në Prokuplje konfiskuan më shumë se gjysmë kilogram heroinë dhe arrestuan D. S. (41) nga Meroshina për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale, kishte kryer prodhimin dhe tregtimin e paautorizuar të lëndëve narkotike, njofton policia, transmeton presheva.com.

Policia, në një autobus që udhëtonte në relacion Bujanoc – Beograd, gjeti dy pako me 526 gram heroinë të fshehur nga i dyshuari D. S, i cili i kishte fshehur drogën nën rroba, ngjitur rreth belit me foli najloni.

I dyshuari mbahet në paraburgim deri në 48 orë dhe do të dërgohet në prokurorinë kompetente./presheva.com/