SHPËRNDAJE

Ai është cilësuar si njëri nga hajdutët më të rrezikshëm, madje më i rrezikshmi në Gjermaninë veriperëndimore. Ai akuzohet për 40 vepra penale.
Policia gjermane ka bërë të ditur se ka arrestuar një hajdut shqiptar, i cili ishte shumë i rrezikshëm, madje i cilësuar më i rrezikshmi në veriperëndim të Gjermanisë, shkruan ‘Bild’.

42-vjeçari shqiptar akuzohet për rreth 140 vjedhje në Delmenhorst, Bremen dhe zonën përreth, ku ka pasur edhe katër bashkëpunëtorë tjerë të moshave 41, 51, 52 dhe 54-vjeç, përcjell albinfo.ch.

“Është ngritur një komision emergjent në prokurorinë e Bremenit dhe Saksoninë e Poshtme”, thuhet në raportin policor.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është kapur në flagrancë gjatë fillimit të nëntorit në rrugën Recklinghauser. Ai qëndron në paraburgim, ndërsa bashkëpunëtorët e tij janë të lirë.