SHPËRNDAJE

Këngëtari i muzikës tallava “Mandi i Nishtullës”, i njohur për këngën hit “Të ka lali shpirt”, është ndaluar nga policia.

Pëllumb Elmazi, emri i vërtetë i këngëtarit, mësohet të jetë ndaluar nga forcat e policisë ndërkohë që drejtonte automjetin në gjendje të dehur në qytetin e Elbasanit, raporton “Shqiptarja”. 

Këngëtari mësohet t’i ketë rezistuar forcave të policisë dhe kjo ka çuar në ndalimin dhe dërgimin e tij në komisariat.

23-vjeçari, Pëllumb Elmazi, ndodhej në qytetin e Elbasanit pasi zotëron me qera një lokal nate në të cilin këndonte live.