SHPËRNDAJE

Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot gjatë ditës është arrestuar deputeti Milaim Zeka.

Zyrtarë të Policisë theksojnë se Zeka u arrestua për veprat penale “Mashtrim” dhe “Shmangie nga tatimi”.

“Mund të ju konfirmojmë se sot Policia e Kosovës ka intervistuar personin me inicialet M.Z., lidhur me veprën që ndërlidhet me “Mashtrim” dhe shmangie nga tatimi”, kanë thënë për Express Policia e Kosovës.

Tutje zyrtarët policor kanë shtuar se lidhur me këtë rast Policia e Kosovës të gjitha veprimet e mëtejme do t’i ndërmarrë në konsultim dhe koordinim me prokurorinë kompetente.