SHPËRNDAJE

Policia në Ferizaj ka arrestuar një shtetas serb pasi ka kontrabanduar dhjetë shtetas afganë në Kosovë

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Ferizaj, njofton policia në raportin 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti ka kontrabanduar dhjetë (10) shtetas Afgan, të cilët pas përfundimit të procedurave janë dërguar në Qendrën e Azilit në Magurë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thekson raporti.