SHPËRNDAJE

Në bastisjen që u bë në shtëpinë e tij, u gjetën të tjera doza kokaine, që sipas policisë arrinin vlerën 100 mijë euro në tregun me pakicë.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se kanë arrestuar një shqiptar 35-vjeçar, i cili po ndiqej që një kohë të gjatë. Ai është arrestuar në Venecia për tregti droge, shkruan albinfo.ch.

Ai prej kohësh qarkullonte në sheshin San Marco të qytetit të Venecias duke shpresuar që turmat e turistëve të fshihnin shpërndarjen e tij.

Pasi e ndoqi për disa kohë, autoritetet italiane e kapën 35-vjeçarin në flagrancë, ndërsa i dorëzonte disa doza kokaine një gruaje 53-vjeçare italiane.

Në xhepin e tij iu gjetën edhe 7 doza të tjera kokaine që i kishte për t’i shitur.

Policia me këtë aksion goditi një nga protagonistët e tregut të drogës në qytetin historik. Në bastisjen që u bë në shtëpinë e tij, u gjetën të tjera doza kokaine, që sipas policisë arrinin vlerën 100 mijë euro në tregun me pakicë.