SHPËRNDAJE

Personi me inicialet V.N i lindur në vitin (1961) nga rrethina e Bujanocit është arrestuar pasi policia te i njeti ka gjetur 56 gram heroinë, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, në një fshat të Komunës së Bujanocit, ka gjetur barëra nga lista e substancave psikoaktive dhe një peshore për matje të saktë.

Sipas njoftimit të departamentit të policisë së Vranjës, V.N është arrestua me dyshimin për kryerjen e veprës penale të prodhimit të paligjshëm dhe tregtimit të lëndëve narkotike, thuhet në deklaratë.

Sipas urdhrit të zëvendës prokurorit të Prokurorisë së lartë publike në Vranjë, të dyshuarit iu është shqiptuar mbajtja deri në 48 orë, pas së cilës ai është paraqitur në Gjykatë.

Gjyqtari i procedurave paraprake të Gjykatës së lartë në Vranjë i ka urdhëruar mbajtje deri në 30 ditë./presheva.com/