SHPËRNDAJE

Arsenali është i gatshëm të dëgjoj ofertat për Mesut Ozilin
Mesut Ozil dhe Arsenal mund të ndahen në fund të këtij sezoni. Sipas Telegraph, drejtuesit e Arsenalit janë të gatshëm të dëgjoj ofertat për Mesut Ozilin.

Reprezentuesi gjerman ka kontratë me klubin londinez deri në verën e vitit 2018, kurse ende nuk ka nisur negociatat për vazhdimin e kontratës.
Nëse Ozil nuk dëshiron të vazhdoj kontratën, atëherë Arsenali dëshiron ta shes lojtarin në fund të sezonit, në mënyrë që sezonin e ardhshëm mos të largohet si lojtar i lirë.

Interesim për Ozilin kanë shfaqur Chelsea, Manchester City dhe Juventus. Kurse, më herët është raportuar se Ozil dëshiron të rikthehet në Real Madrid.