SHPËRNDAJE

Arsenal

Nacho Monreal ka kërkuar nga bashkëlojtarët që të mos dorëzohen dhe të vazhdojnë të luftojnë për titullin e Premierligës
Skuadra e Arsene Wenger, aktualisht gjendet 11 pikë prapa liderit Leicester City, por ‘Top gjinjtë’ kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Tashmë kanë mbetur edhe tetë ndeshje deri në fund të Premierligës dhe mbrojtësi i Arsenalit, Nacho Monreal, ka thënë se ata duhet t’i fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura dhe të shpresojnë në dështimin e rivalëve.
“Ne tashmë e dimë se titulli nuk është në duart tona, titulli varet rivalët. Ne vetëm duhet të vazhdojmë me fitore, duhet të mundohemi që t’i fitojmë ndeshjet e mbetura, e të shpresojmë për ndonjë gabim të Leicesterit”, ka thënë Monreal.