SHPËRNDAJE

Largimi i parakohshëm i Arsene Wengerit, Arsenali i kushtoi 18.5 milionë euro. Francezi mbaroi qëndrimin 22-vjeçar në veri të Londrës një vit para skadimit të kontratës së vlefshme. “Times” raporton se viti i fundit i 69-vjeçarit ishte paguar në mënyrë të plotë, së bashku edhe me të stafit ndihmës të strategut. Arsene Wenger dhe Unai Emery.

Lajmi ka shkaktuar zemërimin e disa Gunnersave, të cilët kanë pritet transferime të reja gjatë afatit kalimtar të janarit. Menaxheri Unai Emery ka diskutuar publikisht mungesën e fondeve në dispozicion për blerje, pavarësisht krizës aktuale të lëndimeve.

Të gjitha lajmet rreth Arsene Wengerit Arsenali matematikisht është në garë për një vend në Ligën e Kampionëve, por një skuadër e varfëruar mund të pengojë shanset e tyre për të arritur pozitën e katërt.

Ndryshe, Arsenali ka tre pikë më pak se Chelsea, i cili ka në total 44 pikë në renditjen tabelore.