SHPËRNDAJE

Vizita e presidentit Aleksandar Vuçiç në Bujanoc në kuadër të fushatës “E ardhmja e Serbisë”, e cila bëri jehonë “për bisedë me qytetarët në një kafene lokale”, nuk ka lënë përshtypje të veçantë për zëvendëskryetarin e Bujanocit Stojance Arsiç.

“Kam pritur shumë më tepër nga vizita, e cila në fakt dukej si një fushatë parazgjedhore, ka thënë Arsiq për mediat serbe. Sipas tij, vetëqeverisja lokale ishte gati ti paraqiste presidentin çështjet më të rëndësishme në komunë, megjithëse ftesa nga protokolli mbërriti të enjten, më 7 shkurt, vetëm një ditë para vizitës.

“Kemi përgaditur raportin rreth aktivitetet dhe prioriteteve aktuale, siç është rregullimi i zonës së zhvillimit të biznesi përgjatë rrugës së vjetër në drejtim të Vranjës. Megjithatë nuk kemi patur mundësinë të flasim rreth kësajë, sepse Presidenti ia kushtoi veten vizitës në shkollën Levosojë”, tha Arsiç, i cili mori pjesë në këtë ngjarje në Levosojë dhe i shtrëngoi duart me Vuçiçin.

Zëvendëskryetari i komunës bisedën me qytetarët lidhur me problemet në Bujanoc dhe kapacitetet e mundshme zhvillimore që pasuan, i ka përcjellur në TV. “Organizimi i kësaj ngjarjeje në një kafene dhe ajo që kisha mundësi për të dëgjuar nga “qytetarët”, është dukur joserioze. Përgjegjësinë e bartë dikush në lokal që i ka grumbulluar ata njerëz që yë flasin tregime të vjetra dhe të shpalosin ide të parealizuara, siç është nisja e Jugokoopit, për të cilën nevojiten shuma të mëdha parash dhe vetë presidenti është i vetëdijshëm, dhe atë e potencoi se ne nuk kemi një fond të mjaftueshëm bagëtish. dhe pastaj lind pyetja për justifikimin e një investimi të tillë”, tha Arsic. Sipas tij, shum joserioze janë edhe tregimet rreth turizmit rural, të cilat janë dëgjuar.-Destinatë cilat janë ndëgjuar.

“Destinacionet turistike, disa lloj pushimore prej druri dhe shkolla në natyrë, nuk ia vlen të përmenden. Arsic mendon se presidneti është dashur që së pari ta vizitojë vetëqeverisjen. “Është traditë që të vishë në shtëpinë e nikoqirit, por për Vuçiqin kjo nuk është hera e parë, ai na anashkaloi edhe gjatë vizitës në vitin 2015. I pyetur nëse kjo ishte pjesërisht për shkak të faktit se SNS nuk merr pjesë në qeverinë lokale, Arsic është përgjigj.

“Sigurisht kjo është arsyeja më e madhe, absolutisht e pa justifikuar. Ai, supozoj, është presidenti i të gjithë qytetarëve, ndoshta nuk pret që ai të jetë në pushtet në të gjitha qytetet dhe komunat. Presidenti duhet të përfaqësojë interesat e të gjithë qytetarëve kurse vizita në Bujanoc ishte si një fushatë parazgjedhore, ka deklaruar zëvendëskryetari Arsiç. Sipas Arsiç, gjatë vizitës së Aleksandër Vuçiç, kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi ishte në udhëtim zyrtar në Zagreb./presheva.com/