SHPËRNDAJE

Në tokat e tona nuk mund të mbjellim asgjë sepse çdo gjë po e djeg pluhuri i gurëthyesit Saba Bellca në fshatin Buhic, kështu thonë për portalin preshevacom, banori i fshatit Vebi Hafizi.

Banorët e këtijë fshati jemi në pozitë shumë të keqe, ajri i ndotur nga gurëthyesi do të na detyroje ti lëshojmë shtëpitë e tona. As fëmiu në djep nuk mundet me fjet nga zhurma që krijojnë makineritë e gurëthyesit Saba Bellça.

Ndërsa teshat që i lajmë ato për tu tharë i çesim në oborr vetëm në mbrëmje ka thënë kështu gjatë rrëfimit të tijë Vebi Hafizi. Tokat e tona që kanë siguruar ekzistencën familjare me shekuj tani po mbeteten djerrina.

Në këto toka nuk mbjellim as ushqimin për kafshë sepse lopët nuk e kullosin barin që është në afërsi të gurëthyesit. Për tju siguruar ushqimin kafshëve duhet ta blejmë në Preshevë që është një absurd i llojit të vetë thotë banori i fshatit Buhiç, Vebi Hafizi.

Të jetojmë të qetë dhe me ajër të pastër në shtëpitë e tona, nuk dëshirojmë asgjë tjetër. Na lini të qetë, përçon mesazh tek drejtuesit e gurëthyesit, banori i fshatit Buhiç. Nuk kërkojmë më asnjë kompromis, as kompenzim, por duam të jetojmë si gjithë të tjerët dhe të punojmë tokat thotë Vebi Hafizi.

Më mirë jetojmë në rrugët me gropa por pa pluhur.

Nga pluhuri i shkaktuar në këtë fshat Vebiu ka patur edhe infeksione në sy ku është dashur të bëjë intervenim mjekësorë./presheva.com/